Gjiganti spanjoll Real Madrid tashmë ka një listë të gjatë te të dëmtuarve, pasi së fundmi skuadrës i është shtuar edhe me dy lojtarë të tjerë. Këtë herë janë mbrojtësi Brazilian Marcelo dhe mesfushori kroat, Luka Modriç.

Të dy lojtarët u dëmtuan gjatë ndeshjes me Malaga-n, dhe testet për të marrë një përgjigje se sa do të mungojnë do të bëhen ditën e hënë. Por sipas burimeve në vend ata pritet të mungojnë të dy për të paktën një muaj.

Po ashtu, tekniku francez duhet të shqetësohet edhe për sulmuesin portugez, Kristiano Ronaldo i cili gjatë ndeshjes morri një dëmtim të lehtë në dorë, dhe pritet ekzaminimi për të marrë një përgjigje përfundimtare se kur do të jetë i aftë të luajë.

Artikulli paraprakJuventusi shënoi fitoren e 11 në shtëpi, bie edhe Lazio
Artikulli tjetërMustafi i jep epërsinë Arsenalit [VIDEO]