Një nga skuadrat më aktive në merkato javëve të fundit padyshim se është ajo italiane e Milanit, ku pas zyrtarizimit të Mateo Pablo Musacchios, shumë shpejtë pritet edhe zyrtarizimi i Rodriguez dhe Kessie, kurse lajmi i fundit nga Spanja zbulon 18-herë kampioni italian është favorit për ta transferuar edhe sulmuesin spanjoll të Real Madrid, Alvaro Morata, shkruan “Korneri.net”.

Gjithmonë sipas mediave spanjolle, Morata kërkohet nga klubet më të mëdha angleze, mirëpo dukët që Milan është në përparësi për sulmuesin spanjoll, pasi ekziston një dëshirë e madhe e tij për tu rikthyer në Serie A, kampionat ku siç dihet e ka përvojen me Juventusin./Korneri.net.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here