Rruga që mund të çojë Carlo Ancelottin në stolin e Napolit, ka nisur drejt realizimit.

Sipas asaj që raportohet nga e përditshmja spanjolle Marca, nënshkrimi në mes trajnerit dhe skuadrës së madhe italiane është shumë afër, përcjell Korneri.net

Strategu i madh nga Emilia, gjithnjë sipas këtyre burimeve, do të udhëtojë në Napoli për tu takuar me presidentin e klubit Aurelio De Laurentiis. Marrëveshja pritet të finalizohet shumë shpejtë derisa trajneri aktual Maurizio Sarri, ëshyë afër transferimit te Chelsea, apo më saktë skuadra londineze është në “pole position” për shërbimet e italianit i cili do të zëvendësonte bashkëkombasin e tij Antonio Conte, pavarësisht se ky i fundit e fitoi FA Cup. /Korneri.net

Artikulli paraprakRekordet e portierit të Prishtinës, askush si ai!
Artikulli tjetërU hodh shorti për ndeshjet e barazhit