epa05526160 Bernard Berisha (R) of Kosovo in action against Roman Eremenko (L) of Finland during the FIFA World Cup 2018 qualifying soccer match between Finland and Kosovo at the Veritas stadium in Turku, Finland, 05 September 2016. Kosovo played their first FIFA World Cup qualifier in Turku. EPA/MARKKU OJALA FINLAND OUT

Nëse bazohemi në shkrimet që kanë bërë në përgjithësi mediat kroate pas prezantimit të shkëlqyer të Kosovës ndaj Finladës në kuadër të grupi I kualfikues për në botërorin e vitit 2018, atëherë mund të mburremi dhe njëkohësisht t’i frikësojmë kundërshtarët.

“Kosova është prezantuar në mënyrë të shkëlqyer në debutim në skenën ndërkombëtare dhe me të drejtë mund të vajtojë që nuk i fitoi të trija pikët. Pas ndshjeve të para të grupit të gjitha gjashtë përfaqësueset kanë nga një pikë dhe me golavarazh të njëjtë.

Anëtarja më e re në UEFA dhe FIFA, ka treguar se mund të jetë një kundërshtar i vështirë me potencial, një “minë” që mund të shpërthej në rrugë për në Rusi. Shumë mendojnë se ky grup për Kroacinë është më i vështiri i mundshëm, dhe nëse i shikoni momentet më të mira të ndeshjes do të bindeni se Kosova do të jetë pak më e vështirë.

Trajnerin Cacic dhe shokët e presin punë e vështirë në xhiron e dytë

Kroacia luan kundër Kosovës në ndeshjen e dytë me 6 tetor, dhe trajnerin Cacic së bashku me kompaninë e tij e pret një ndeshje e vështirë, dhe ka arsye për frikë nga Kosova sesi luajti të hënën në Turku” shkruan Index.hr.

Kroatët e parashikojnë ndeshjen e vështirë, por të jemi real, Kosovën edhe më shumë.

Artikulli paraprakMilot Rashica i lënduar tregon se a do të luaj ndeshjen e radhës
Artikulli tjetërJa si e vlersojnë mediat botërore barazimin e Kosovës