Kampioni i ri në La Liga është Real Madrid që në xhiron e fundit fitoi te Malaga 0:2, dhe ishte mjagtueshëm që ta ngrit titullin për herë të 33. në histori të klubit.
Marr në përgjithësi Reali e ka merituar titullin pasi luajti më mirë dhe ishte më stabil se Barcelona, por mediat katalunase janë marr gjatë gjithë ditës së hëne me golin e parë të realizuar nga Cristiano Ronaldo, shkruan Korneri.net.

Në fakt, El Mundo Deportivo dhe Sport.es, që janë të afërta me Barcelonën, kanë akuzuar shumë mbrojtësin e Malagas, Mikel Villanueva në momentin e golit të prë.
Ata e vënë në dyshim vendosjen e mbrojtësit duke mos dashur të shkonte drejtë topit të cilin e mori Ronaldo për të shënuar golin e epërsisë ende pa kalur dy minuta të plotë.
Përveç kësaj këto dy mediume dyshojnë në këtë lojtar edhe për shumë momente të tjera deri në fund të ndeshjes.
Një gjë të tillë e ka mohuar lojtari kurse edhe më shumë ngritën zërin mediat madriliene. /Korneri.net

Artikulli paraprakMainz ia tregon derën trajnerit
Artikulli tjetërBarcelona nisi bisedimet që ta sjell në Camp Nou anëtarin e Bayern Munchen