Sipas raporteve të fundit në mediat italiane, trajneri i Interit, Stefano Pioli, ishte i indinjuar nga performanca e dobët e futbollistëve ziklatër, në një bashkëbisedim në dhomat e zhveshjes më drejtuesit e klubit i ka paraqitur atyre dorëheqjen. Ndryshe nga herët e tjera, ku në kampin e Interit largimi i trajnerve për shkak të rezultateve të dobta ishte kthyer në modë, këtë herë ka ndodhur e kundërta.

Kërkesa e tij është refuzuar, në mënyrë të menjëhershme nga ana e drejtorit Sportiv Piero Ausilio dhe Presidentit Stiven Zhang të cilët kanë qënë të pranishëm në diskutim. Pas këtij momenti në qëndër të kritikave janë vendosur futbollistët e Interit, të cilëve u është thënë se askush të mos mendojë që në fund të kampionatit ai që do të mbajë përgjegjsi për rezultat negative do të jetë vetëm trajneri.

Mesazh i qartë në drejtim të gjithë atyre individëve, të cilët nuk japin maksimumin në fushën e blertë, askush nuk qëndron mbi Interin./Korneri.net.

Artikulli paraprakMerkato: Matthaus ka një këshillë për Bayern Munchen
Artikulli tjetërLajmi i fundit: De Sciglio gjatë verës transferohet te ky gjigant evropian?