Kishte 3 ndeshje pa pësuar gol në Serie A, por mund të ngushëllohet sepse dështoi vetëm nga 11 metrat e penalltisë.

Portieri i kombëtares Etrit Berisha gjithesi ka arsye të gëzohet pasi Atalanta e tij fitoi 2-1 ndaj Romës favorite për titull.

Mediat italiane i kanë dhënë një notë mjaft të mirë shqiptarit (7) duke cituar se “dështoi vetëm në penalltinë e ekzekutuar nga Perotti. Përsa i përket restos është i pakalueshëm dhe ndërpret shpesh rrugën e Salah”.

Artikulli paraprakRonaldo ka kaluar të gjithë për tu shndrruar në legjendë të Real Madrid
Artikulli tjetërErdhi te Milan pa asnjë cent, tani kushton 20 mln euro!