Sipas asaj që raporton “Calcio Mercato”, kapiteni i romakëve, Daniel De Rossi, i cili përfiton 7 milionë euro në sezon të Roma, ka refuzuar një ofertë me pagë të njëjtë nga juventusi.
De Rossi ka kontratë me Romën deri në fund të këtij sezoni dhe për këtë ‘Zonja e Vjetër’ kishte tentuar që ta transferojë atë në Torino duke i ofruar kontratë 2 vjeçare dhe pagë 7 milionë euro në sezon, por De Rossi refuzoi atë – pavarësisht se ende nuk i është ofruar kontrata e re nga Roma.
Juventusi mori me parametra zero lojtarë si Paul Pogba, Andrea Pirlo, Patrice Evra, Kingsley Coman, Fernando Llorente, Sami Khedira dhe Dani Alves – rrugës së tyre mund të jetë edhe De Rossi nëse nuk reagon Roma.