Trajneri i Kombëtares shqiptare, Giani De Biazi është në mesin e kandidatëve për të marrë drejtimin e ekipit rus Spartaku i Moskës.

Lajmi bëhet me dije nga portali Tuttomercatoweb, i cili shkruan se italiani mund të jetë zëvendësuesi i trajneti Dimitri Alenichev.

Ky i fundit dha dorëheqjen nga drejtimi i ekipit pas eleminimit nga Europa League.

De Biazi është përfolur për t’u larguar nga komëbtarja shqiptare disa herë, madje ai vetë kishte shprehur dëshirën për të qenë edhe trajner i kombëtares së Anglisë. Sidoqoftë deri më tani s’ka asgjë zyrtare për largimin e tij nga Shqipëria.

De Biazi ka një kontratë me FSHF-në deri në vitin 2017.

Artikulli paraprakKthehet shpresa e madhe e tifozëve të Milanit: Ja si ndryshon merkatoja me kinezët
Artikulli tjetërBarcelona apo Inter? Edhe Leicester futet në “valle”…