Thomas Strakosha ka bërë një ndeshje spektakolare ndaj Juventusit, duke qenë jo vetëm më i miri në fushë për ekipin e tij, por dhe të ndeshjes, edhe pse ekipi i tij humbi 2-0.

Mediat më të mëdha në Itali si Sportmediaset, “Corriere dello Sport” dhe “Gazzeta dello Sport” e kanë vlerësuar me notën 7.5 paraqitjen e tij në “Olimpico”, teksa ka bërë disa pritje që kanë lënë gojëhapur të gjithë specialistët.

“Nuk kishte asnjë faj në golat e pësuar, bën dy ndërhyrje mjaft të mira ndaj Dybala-s dhe ndaj Higuain nga fare pranë në zonë, duke shtyrë golin që do të vinte më vonë 2-0. Më las shpëton në dy raste portën e tij nga gjuajtjet e Dybala-s dhe Higuain në pjesën e dytë.

Meritë e tij që ishte një humbje e tillë e pranueshme për Lazion”, shkruan “Gazzeta dello Sport” në vlerësimin për të.

Artikulli paraprakLRF Prishtinë: Rezultatet dhe tabelat pas javës së 18-të
Artikulli tjetërMalaga ska interes ta ndalë Real Madridin