Në një analizë për ndeshjet e rëndësishme të kësaj jave, por edhe kampionatin në tërësi, shtypi italian ka pasur në fokus portierët më të mirë në Serinë A. Në sfidën Juventus-Lazio përballen monumenti kombëtar i Italisë, Buffon dhe portieri shqiptar Tomas Strakosha.

Shqiptari i Lazios i ka ngjitur me shpejtësi shkallët e hierarkisë, brenda pak muajsh. Në derbin e Milanos përballen Handanovic dhe Donnarumma. Ajo që bie në sy në këtë analizë ka të bëjë me faktin se Strakosha bën më shumë pritje se Buffon gjatë ndeshjeve. Italianët i thurin elozhe Strakoshës, duke e konsideruar një portier me shumë të ardhme.

Artikulli paraprakInter-Milan, e jashtëzakonshme çfarë po ndodh në Itali
Artikulli tjetërMediat italiane: Në verë Milan mund të transferojë yllin e Real Madrid