Gianluigi Donnarumma largohet nga Milano.
Siç raportohet nga “L’Equipe”, portieri i “rosonerëve” në fund të sezonit do të paketojë çantat e tij për t’u transferuar te Paris SG, skuadër e cila tash e sa muaj po bëhet gati për italianin e famshëm, përcjell Korneri.net
Gazeta franceze raporton një marrëveshje të mundshme prej 40 milionë eurosh me agjentin e lojtarit, Mino Raiola, i cili tashmë ka folur me drejtorin ssportiv të klubit parisien Antero Henrique. Pikëpyetja e vetme e vetme mbetet trajneri i ri Thomas Tuchel, i cili ende nuk është i sigurt se a do ta drejtojë apo jo skuadrën e pasur nga kryeqyteti francez. /Korneri.net