Pas blerjes së Granit Xhakës nga Borussia Monchengladbach dhe transferimit pothuajse të finalizuar të Shkodran Mustafit, i cili pritet të nënshkruajë për Topçinjtë për 25 milionë euro. I vetmi repart për të cilin Wenger duhet të investojë është sulmi, i cili pritet të jetë një transferim shumë i shtrenjtë. Siç raporton anglezja The Sun, francezi ka dy emra në listën e tij të blerjeve për merkaton e verës: Robert Lewandowski dhe Antoine Griezmann. Ylli i Bayern thuhet të jetë i pari në listën e Wenger. Shuma prej 70 milionë euro është planifikuar për t’u përdorur për të bindur bavarezët.

Por megjithëse shuma është e madhe, transferimi i polakut te Topçinjtë duket tepër i pamundur. Vetë presidenti i Bayern Karl-Heinz Rummenigge ka thënë se nuk kërkon të heqë dorë në asnjë mënyrë nga sulmuesi i tij kryesor. Teksa për të shkuar te Antoine Griezmann mundësia është më e madhe, pasi lojtari ka një klauzolë 100 milionë euro në kontratën e tij me Atletico-n. Nëse as numri dy në listën e Wenger nuk vjen, atëherë mbetet alternativa e tretë sulmuesi i Lyon Alexandre Lacazette.

Artikulli paraprakSkandali/ Stafi i Kombëtares injoroi miqësoren e Shpresave në Itali
Artikulli tjetërGatlin paralajmëron Bolt: Gara e “Rio 2016”, luftë për medalje të artë