Ardhëmria e Ivan Rakitic te Barcelona edhe më tutje mbetet e diskutueshme dhe e paqartë pasi nuk i ka marëdhëniet e mira me trajnerin Luis Enrique. Në ndeshjen e dytë të Copa del Rey përballë Atl.Bilbao luajti vetëm në 10 minutat e fundit, e kjo nuk i pëlqen atij aspak andaj po mendon shumë seriozisht largimin.

Tabloidi britanik “The Sun” ka zbuluar një lajm interesant që ka të bëjë pikërisht me reprezentuesin kroat të cilin tash e pesë muaj po e ftojnë te Juventus dy bashkëatdhetarët e tij dhe shokët e mirë te Kroacia, Mario Mandzukic dhe Marko Pjaca, por edhe dikur ish anëtari i Barcelonës, Dani Alves.

The Sun ka marr vesh që kjo katërshe janë në bisedime tash e sa kohë përmes WhatsApp dhe duket se punët po shkojnë mjaftë mirë për vet klubin italian që mund ta ketë një super mesfushor në ekip.

Se Juventus mund të shpresoj në lojtarin janë edhe fjalët e fundit të Rakitic që ka thënë se nuk mendon largimin nga Barcelona nëse Enrique nuk do të jetë në krye të blaugranëve, kurse shkarkimi apo i largimi i trajnerit spanjoll nuk vjen në konsiderim.

Artikulli paraprakFOTO/ Largim i madh nga Milani, arrihet marrëveshja. Zyrtarizimi brenda 24 orëve
Artikulli tjetërHigh Kick Ronaldo? Kush ia futë topin ndër këmbë si ka punët mirë!