Sulmuesi brazilian, Gabriel Barbosa, i njohur si “Gabigol” u transferua me shumë bujë te Inter nga skuadra braziliane Santos, por deri me tani nuk ka gjetur hapësirë te skuadra italiane.

Sipas mediave italiane, largimi i “Gabigol” nga Inter është i pashmangshëm, pasi nuk është zgjedhja e parë e Piolit te Inter, mirëpo interesim për sulmuesin brazilian ka shfaqur skuadra spanjolle e Valencias, e cila është e interesuar për huazimin e brazilianit gjatë merkatos së janarit.

Artikulli paraprakNuk llogaritet nga Conte, kërkohet nga rivali lokal
Artikulli tjetërTrepça 89′ surpizon të gjithë, fitoi bindshëm në Prizeren dhe shpallët kampion vjeshtor