Manchester United e ka fituar përballjen e sotme ndaj Newcastle me rezultat bindës 4:1.

Në këtë ndeshje nga fillimi luajti Paul Pogba që u rikthye nga lëndimi, por edhe Ibrahimovic ishte në bankë të rezervave, duke u inkuadruar në lojë në minutat e fundit të ndeshjes.

Golat për United sonte u shënuan nga Martial, Smalling, Pogba dhe Lukaku, kurse golin e vetëm për Newcastle e shënoi Gayle.

Pas kësaj fitoreje, United është në pozitën e dytë me 26 pikë, kurse Newcastle pas kësaj humbje mbanë pozitën e 11 me 14 pikë të mbledhura./Korneri.net.

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Atletico Madrid – Real Madrid
Artikulli tjetërNuk mjaftoi “perla” e Romagnoli, Napoli shkëputi pikët e plota