Skuadra e Llapit ndoshta këtë xhiro do të mund të nis të luajë në shtëpinë e vet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, mëson Korneri.net. Komisioni mbikqyrës i fushave pranë FFK-së, gjatë ditës eventualisht të mërkurën paradite do të del në vendin e ngjarjes për të parë nga afër kushte e fushës për të dhënë më pas dritën e gjelbër për pranimin e fushës.

llapi-2

Deri më tani Llapi zhvillojë ndeshjet në Merdare, por atje fusha është katastrofale, ndërsa ky në Podujevë është bari sintetik, andaj një është e sigurtë se “baltë” nuk do të ketë. Llapi aktualisht gjendet në pozitën e katërt në Vala Superligë me 19 pikë, 8 më pak se lideri Trepça 89’ kurse ndeshjen e parë që Llapi do ta zhvillojë në këtë fushë do të jetë këtë vikend përballë Drenicës.

 

Artikulli paraprakConte urdhëron, 40 mln të gatshme për mbrojtës nga Serie A
Artikulli tjetërE papritur: Beckham rikthehet te Real Madrid