Në shtepinë Real Madrid ka pasur zhvillime interesante në ditët e fundit pasi është lëkundë mjaftë shumë nga Cristiano Ronaldo i cili ka lajmëruar se do të largohet në këtë afat veror, si dhe riemërimi si president i klubit nga ana e Florentino Perez i cili e fitoi mandatin e katërt, shkruan Korneri.net.

Pikërisht njeriu i parë i klubit për herë të parë ka folur rreth situatës së fundit në klub, mirëpo sipas tij gjërat tashmë do të qartësohet dhe qetësohen.
Në një intervistë të gjatë Florentino Perez tregoi pse këto gjëra ndodhën kaq shpejtë, port ë cilat do të bien shpejtë në vendin e vet.

“Unë isha i zënë me kandidaturën time për president dhe nuk kam pasur kohë të takohem me lojtarë dhe trajner, por tash pasi jamë rizgjedh president, kamë edhe kohë të merrem me këto çështje. Nuk kam fol me Ronaldon dhe e arsyetoj hidhërimin e tij, mirëpo t’iu them të drejtën se tërë këtë situatë kaotike e kanë bërë gazetarët që po i fryejnë gjërat.
Ronaldo është lojtari i ynë dhe kështu do të jetë. Pasi të përfundoj Confederations Cup, unë do të takohem me Ronaldon”, tha Perez i cili në një mënyrë po i “lëphiet” portugezit.

“Unë asnjëherë nuk e kam shpreh sesa shumë e dua Ronaldon. E di si ky shtet nuk i ka dhënë respekt sa duhet dhe e arsyetoj hidhërimin e tij. Ronaldo është më i madh se të gjithë ne2”, fjalë të cilat e lanë edhe gazetarin të shtangur.

Perez ndërkohë foli edhe për Alvaro Morata dhe James Rodriguez përtë cilët tha se nuk ka marr asnjë ofertë nga askush, kurse për fund e përmendi edhe portierin Donnarumma, për të cilin tha haptazi se Reali është shumë i interesuar. /Korneri.net

Artikulli paraprakVendoset e ardhmja e Belotti
Artikulli tjetërTrepça ’89 gjen klubin që u formua në muajin e Pavarësisë së Kosovës!