Na ishte njëherë një futbollist si Gareth Bale.

Uellsiani në dy vitet e fundit është tepricë në klubin mbretëror Real Madrid, pasi më shumë po qëndron ën shkallët e stadiumit dhe me mjekët e klubit, se në fushën e blertë dhe një futbollist të tillë nuk e do më Reali, shkruan Korneri.net.

Nuk dihet sigurtë se a mund të largohet në janar që është pak e mundur, apo 90% gjatë verës së ardhshme pasi Bale edhe ashtu nuk është më në planet e Zinedine Zidane, dhe vetëm presidenti Florentino Perez e mbajti deri më tash sepse e adhuron shumë. Man.United dhe Tottenham e duan rikthimin e tij në Premier League, dhe me 60-70 milionë euro mund ta përmbyllin me sukses këtë operacion. /Korneri.net

Artikulli paraprakGinobili i famshëm ndali serinë e gjatë të Boston, Golden State perfekt
Artikulli tjetërShiten apo huazohen ndoshta edhe në janar?!