Keku e ka mbyllur në mënyrë perfekte edicionin 2017/18 në Ligën e Parë. Skuadra nga Obiliqi shënoi fitore me rezultat 5:2 ndaj Ramiz Sadikut, për tu shpallur zyrtarisht Kampion në këtë nivel garash.

“Elektricistët” në pjesën më të madhe të stinorit ishin lider në tabelë andaj titulli kampion në fund i takoi me plotë meritë.

Përveç Kekut që siguroi Superligën, është edhe Ballkani i Suharekës që nga edicioni i ri do të garojë në elitë, ndërkohë Vushtrria e Ferizaj, do të kërkojnë që të plasohen në mesin e më të mirëve nga ndeshjet e barazhit.

Artikulli paraprakJuventus kampion i Italisë, Buffon mbush me lot tifozët
Artikulli tjetërNdërpritet ndeshja në Gjakovë: Genz Nuza merr këtë vendim