Jadon Sancho kaloi këtë merkato të janarit nga Manchester United te Borussia Dortmund. Britaniku kishte probleme me trajnerin Erik ten Hag në radhët e “Djajve të Kuq” teksa holandezi e la për disa muaj jashtë skuadre për arsye disiplinore.

Por, kur dukej se të tilla probleme në karakterin e sulmuesit ishin lënë pas, Sancho sërish shfaq doza nervozizmi edhe me fanellën e verdhezinjve. Në ndeshjen ndaj Koln, Sancho fitoi një penallti dhe Fullkrug mori topin për të goditur.

Menjëherë, ish-lojtari i United u afrua dhe tentoi t’ia merrte topin sulmuesit, por ky i fundit nuk e lejoi. Fullkrug goditi dhe shënoi teksa Sancho festoi së bashku me shokët, por gjesti la një shije të hidhur. Sancho e kishte vetëm ndeshjen e dytë me Dortmund pas rikthimit në Gjermani ndërsa është në kërkim të golit të parë.

/Supersport.al

Artikulli paraprakMilan mposhti Udinesen dhe tifozët “pisa” racistë
Artikulli tjetër“Fituam një ndeshje të pisët”, Pioli: Maignan? Idiotët nuk kanë vend në stadium