Mesfushori më i mirë në Evropë ndoshta edhe në botë, anëtari i Romës Ragja Nainngolan, është bërë futbollisti kyç i klubit kryeqytetas pasi shënoi në katër ndeshjet e fundit radhazi, kurse ndaj Interit realizoi dy supergola për tu mbajtur në mend. Goli i dytë i reprezentuesit belg në Giuseppe Mezza përballë Interit ishte fenomenal dhe me shpejtëi  99.21 kilometra në orë, që më vonë doli të jetë edhe i triumfit.

“Ky është pa dyshim momenti më i mirë i karrierës sime, sepse dallohet qartë edhe pjekuria ime në fushën e lojës, mes golave dhe asisteve që kam nisur të dhuroj. Tani kam edhe një rol më ofensiv që më përshtatet me cilësitë që kam, ndonëse gjithçka po arrij është meritë e shokëve të skuadrës dhe besimit që trajneri ka tek unë. Fitorja ndaj Interit? Më shumë sesa e merituar. Meritojmë të qëndrojmë aty lart, sepse jemi një skuadër tepër e fortë. Pse jo, nëse vazhdojmë kështu mund të tentojmë edhe kreun, sepse Juventusi ta ketë të qartë që ne nuk do të dorëzohemi deri në fund”.

Artikulli paraprakNuk dihet qëndrimi i tij te Chelsea!
Artikulli tjetërSuarez mendon se Barça do ta kaloj PSG!!!