Daniel Ricciardo dhe McLaren do të ndajnë rrugët në fund të këtij sezoni të Formulës 1. Piloti australian iu bashkua skuadrës britanike në 2021-shin dhe firmosi për tre sezone, por tashmë është vendosur që bashkëpunimi mes tyre të mbyllet një vit para kohe.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ricciardo, i cili deklaroi se pas bisedës me dy drejtuesit e lartë të McLarenit, palët kanë vendosur të ndërpresin në heshtje marrëveshjen në fund të këtij sezoni.

“Ka qenë një privilegj të isha pjesë e McLaren Racing në Formula 1 në dy sezonet e fundit, por pas një bisede të gjatë me Zak Brown, CEO-n e skuadrës, kemi vendosur të ndërpresim në heshtje bashkëpunimin në fund të këtij sezoni”, deklaroi Ricciardo.

Pas pushimit të verës, Formula 1 do të rikthehet këtë fundjavë me Çmimin e Madh të Belgjikës, ndërsa Ricciardo do të garojë me McLarenin e tij edhe në 9 garat e mbetura deri në fund të sezonit, për të kërkuar më pas fatin në një tjetër skuadër.

Artikulli paraprakGol nga 70 metra në Argjentinë, 23-vjeçari kandidat për trofeun Puskas (Video)
Artikulli tjetërRoma në bisedime me Tottenham, kërkon mesfushorin e harruar të Contes