McLaren është gjithnjë e më pranë ndarjes me Hondën. Kjo është ajo që publikohet së fundmi në media, sipas së cilës, drejtuesit e skuderisë britanike duket se e kanë humbur durimin me Hondën që po shfaqet e paaftë për të zgjidhur problemet në motor dhe për ta përmirësuar atë brenda një kohe të shkurtër.

Duke parë që sezonit po i vjen fundi dhe situatën e krijuar, McLaren po mendon seriozisht për nisjen e një bashkëpunimi të mundshëm me Renault në vitin 2018. Por pengesat në realizimin e këtij plani nuk janë të vogla. Mënyra më e thjeshtë e McLaren për të realizuar ndarjen me Hondën është të bindë këtë të fundit që të nisë bashkëpunimin me Toro Rosson duke nisur nga viti 2018.

Kjo do të thotë se Toro Rosso do të duhet të zgjidhë kontratën me Renault. Për më tepër, Toro Rosso do të ketë mundësi që të sigurojë përfitime të majme nga Honda që do t’i jepte mundësinë për të qëndruar në Formula 1.

Toro Rosso i kishin nisur bisedimet me Hondën, por ditët e fundit ky proces ishte ndërprerë. Gjithsesi duket se situata ka ndryshuara dhe palët e dy kompanive janë takuar sërish për të rinisur negociatat e tyre dhe duket se gjithçka po ecën mirë.

Por Honda nuk duket se e ka me ngut nisjen e furnizimit me motorë të Toro Rossos dhe nuk dëshiron shkëputjen nga McLaren duke krijuar një situatë pezull në raportet mes kompanive. Nga ana tjetër, Toro Rosso i ka kërkuar Hondës që të marrë një vendim në lidhje me këtë çështje gjatë kësaj fundjave në Monza ku do të zhvillohet Çmimi i Madh i Italisë.

/ Top Channel

Artikulli paraprakHamilton: Një ditë mund të jem te Ferrari
Artikulli tjetërNiang shumë afër Torinos