Weston McKennie është në Juventus këtë sezon si huazim nga Schalke, derisa kampionët e Italisë e paguan 4.5 milionë euro.

22-vjeçari amerikan i shkëlqyer është bërë një anëtar standard i ekipit të Andrea Pirlo, dhe Juventus ka konfirmuar se do të blejë kontratin e tij. “Juventus do të përdorë opsionin për të blerë kontratën e McKennie nga Schalke për 18.5 milionë euro, e pagueshme në tre vjet, përcjell Korneri.net

Transferimi mund të rritet në 25 milionë euro nëse realizohen bonuse nga kontrata,” njoftuan kampionët italianë. McKennie arriti në Schalke në 2016 si 18-vjeçar nga Akademia Dallas dhe luajti 91 ndeshje për klubin e famshëm gjerman përpara se të huazohej nga Juventus. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here