Lojë e dobët, me tri-katër raste, dhe një gol i shënuar.

Kështu mund të konsiderohet ndeshja e parë e xhiros së 16-të, në Premier League në mes të rivalëve lokal West Ham dhe Chelsea, me ç’rast fitorja në fund i takoi vendasve me rezultat 1:0, shkruan Korneri.net.

Një gol i shënuar që në minutën e gjashtë nga Marko Arnautovic, ishte krjt çfarë do të veçohej nga kjo ndeshje që për kampionin aktual Chelsea ishte e dhimbshme sepse definitivisht largohet edhe ajo shpresë e vogël që kishte për titull, kurse “çekanët”, fitojnë vetëm për herë të tretë sivjet që kush e kupton futbollin ishte e pritshme, por që ende londinezët janë në zonën e kuqe. Ishte kjo humbja e katërt e Chelsea sivjet pas një paraqitje katastrofale dhe ndaj “autobusit” të West Ham, por skuadra e Antonio Contes pritet të qëndroj aty ku është edhe për ndonjë javë. /Korneri.net

Artikulli paraprakAncelotti “London calling”
Artikulli tjetër10 transferimet më të mëdha që mund të ndodhin në janar