Manchester City nuk ka njeh më rivalë ne Premier League. Skuadra e Pep Guardiolës mposhti 0-1 Arsenalin në “Emirates” me gol të Raheem Sterling (2′), duke siguruar suksesin e 13-të radhazi në kampionat dhe të 18-tin në të gjitha kompeticionet. Një ecuri e jashtëzakonshme e Citizens, të cilët me suksesin e fundit ruajnë diferencën prej 10 pikësh me Leicester City-n, që triumfoi 1-2 në fushën e Aston Villas.

Në “Villa Park” të Birminghamit miqtë i shënuan të dy golat brenda 23 minutave lojë, me autorë Madisson dhe Barnes. Aston Villa mundi të shkurtonte diferencën me Traore në fillim të pjesës së dytë, por vetëm kaq, pasi “Dhelprat” u mbrojtën mirë në minutat në vazhdim, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme për objektivin final, që është zona Champions.

Tjetër shuplakë për Tottenhamin e Mourinhos, që u mposht 2-1 nga West Hami në Stadiumin Olimpik të Londrës. Antonio në pjesën e parë dhe Lingard sapo nisi fraksioni i dytë e dhanë epërsinë e dyfishtë West Hamit, ndërsa goli i brazilianit Lucas nuk i shërbeu për asgjë Tottenhamit, që humbet shumë terren në renditje, aq sa pjesëmarrja në Champions sezonin e ardhshëm duket si mision i pamundur.

/Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here