Jo vetëm golat e shënuar, por edhe ato të pësuar… Nuk ndodhte prej 3 vjetësh që kuqezinjtë të mos pësonin gol për tre ndeshje radhazi. Donaruma “saraçineska”, dyshja e herkurt Romanjoli-Paleta

Në mënyrë surprizë, mbrojtja e Milanit është pika e forcës. Të paktën, momentalisht. Kuqezinjtë, për të tretën ndeshje radhazi, nuk kanë pësuar gol, diçka që nuk ndodhte prej majit 2013. Meritë e Montelës që i ka dhënë besim dyshes Paleta-Romanjoli përpara Donarumës, që vazhdon të jetë vendimtar me pritjet e tij. Portieri, me pritjet e bëra është padiskutim “saraçineska” i një reparti që vazhdon të jetë në rritje. Ja sekreti i rritjes së ish lojtarit të Parmës dhe Romës. Eksperiencë dhe talent, miksi i duhur për të blinduar ndeshjen kuqezi. Skuadër kompakte dhe përqëndrim për 90 minuta, diktati i trajnerit është asimiluar mirë nga të gjithë futbollistët. Në Firence, Milani nuk ka zhvilluar ndeshjen, sigurisht, por ka pësuar shumë pak nga Fiorentina që ka dominuar për 60 minuta. “Djalli” është dridhur vetëm kur Borja Valero është prezantuar nga pika e bardhë, por fati i ka dhënë një dorë. Nuk ndodhte prej vitit 2013 (maj), që Milani të mos pësonte gol për tre ndeshje radhazi.
Pikë e fituar, edhe pse operacioni për vendin e tretë ka dështuar. Dhjetë pikët në renditje mund të konsiderohen një rezultat i mirë duke qenë se skuadra është nisur me shumë pak bindje dhe siguri dhe është ende një kantier i hapur. Sigurisht është rritur bindja për të synuar Europën, objektivi është gjithmonë e më shumë i arritshëm nga banda e Montelës.

Rekordi – Por, ka edhe më shumë se kaq. Milani, me të rinjtë e tij, është një e dhënë dhe konfirmimi vjen edhe nga një statistikë që ka dalë pas gjashtë javëve të para të Serisë A: me 25 vjet dhe 338 ditë, ajo milaniste, në fakt, është skuadra me moshën mesatare të gjithë kampionatit Italian. Pas krahëve të kuqezinjve janë Palermo (26 vjeç dhe 146 ditë), Krotone (26 vjeç dhe 211 ditë), Peskara dhe Bolonja (26-vjeç dhe 225 ditë).

Artikulli paraprakChicharito me mire se Ronaldo në Champions
Artikulli tjetërPrishtina stërvitë pa Hajrizin, qetësohen Plisat (FOTO)