Arnold Kruiswijk theu një rekord historik në Erediviesie teksa ekipi i tij Vitesse nuk arriti të shënojë gol në ndeshjen kundër AZ. Kruiswijk përpara se të fillonte ndeshja kishte 25,098 minuta pa shënuar gol mbrojtësi i Vitesse thye rekordin e John Veldman (25,127 minuta pa shënuar gol), shkruan “t.s”.

Ish-mbrojtësi ka luajtur 297 ndeshje me PSV, Willem II, Sparta Rotterdam, Ajax, Vitesse dhe RBC Roosendaal.

Kruiswijk ka luajtur me FC Groningen, Roda JC Kerkrade dhe SC Heerenveen dhe Vitesse në Eredivise dhe ka pesë ndeshje më shumë se Velman pa shënuar. Për sa i përket arenës evropiane, gjatë kohës së tij në Blegjikë teksa luante për Anderlecht, 32 vjeçari asnjëherë nuk e gjeti rrugën e rrjetës. Megjithëse një herë e gjeti, por në portën e tij gjatë ndeshjen kundër FC Groningen më 10 shtator të vitit 2006.

Artikulli paraprakBoban i frustruar: Sa lehtë që humb Milani! Tifozët po presin shumë, sa pak janë duke dhënë ata në fushë….
Artikulli tjetërEspanyol i jep “shkollë” Sevilla-s