Mbrojtësi i Kosovës, Leart Paqarada, ka shënuar sot një super gol në Bundesliga 2, teksa skuadra e tij, Sandhausen mundi 4:0 Dynamo Dresden.

Paqarada hapi serinë e golave duke realizuar në minutën e 25-të, një gol shumë të bukur, pas një goditje në hyrje të zonës, por në pozicion të prirët.

Golat e tjerë u shënuan nga Lucas Hoeler, Haji Wright dhe Nejmeddin Daghfous. Paqarada ka zhvilluar deri më tani 8 ndeshje me përfaqësuesen e Kosovës, por ende nuk ka mundur që të gjejë rrugën e rrjetës.

Artikulli paraprakLiverpool arrin fitorën e parë të edicionit
Artikulli tjetërMontella: Do bëjmë të tjera blerje, ndaj Crotone për fitore