Largimi i mbrojtësit francez, Jeremy Mathieu nga Barcelona është i pashmangshëm, sepse nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ernesto Valverde.
Ai tashmë edhe ka filluar të stërvitet me skuadrën portugeze Sporting Lisbona.
Lejen ia kishte dhënë Barcelona, ku gjatë kësaj kohe ai pritet të kalojë testet mjekësore dhe të nënshkruajë më ta.
Sporting tashmë ka siguruar edhe shërbimet e mbrojtësit të Real Madridit, Fabio Coentrao.