Njëri ndër mbrojtësit më të mirë në Spanjë, Jordi Alba, duket shumë i lumtur që Neymar nuk është më pjesë e Barcelonës.

Majtaku i blaugranëve foli për klubin e tij aktual, trajnerin Valverde që sipas tijë shtë shumë i mirë dhe një njohës i madh i futbollit, ndërsa në fund e përmendi edhe të larguarin nga Barcelona, Neymar, përcjell Korneri.net.

“Është pa asnjë dyshim një futbollist i madh, ndishta edhe njëri prej futbollistëve më të mirë në botë, mirëpo duhet të them se prej që ai është larguar nga Barcelona, unë kam më shumë hapësirë në lojë dhe luaj shumë më mirë, sidomos kam më shumë liri për të shkuar përpara”, tha Alba që ka paralajmëruar një stinor të suksesshëm të Barcelonës në të gjitha frontet. /Korneri.net

Artikulli paraprakMan.United ka kryer punë me talentin e Benficas
Artikulli tjetërNuk e di çfarë po ndodh me Kosovën, Celina është larguar nga grumbullimi