Fitore e pritshme dhe bindëse e Barcelonës ndaj Chelsea.
Blaugranët në ndeshjen e kthimit në Camp Nou, mposhti skuadrpn londineze 3:0, dhe në këtë mënyrë u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, për ta vazhduar dominimin në këtë garë të klubeve spanjolle pasi iu bashkua Real Madridit dhe Sevillas, shkruan Korneri.net
Ndeshja sikur nisi me epërsinë e Barcelonës, sepse Lionel Messi shënoi në akcinin e parë. Chelsea nisi të luante mirë, por nëse i hapesh Barcelonës gjithmonë pëson keq. Kjo i ndodhi bluve pasi Messi pas kundërsulmit të shpejtë asistoi te Ousmane Dembele i cili e dyfishoi rezultatin.
Edhe në pjesën e dytë Chelsea u tregua në disa raste i rrezikshëm deri sa Messi nuk u bë nervoz. Ai mori një top nga Suarez dhe si shigjetë u futë në zonë për ta mposht për herë të dytë portierin Courtois, dhe atë sërish ndër këmbë.
Fuqia e Barcelonës ishte evidente dhe pa asnjë telashe e kaloi edhe këtë kundërshtar. /Korneri.net