Clevelend Caveliers ka shënuare dhe fitoren e tretë ndaj Toronto Raptors, dhe tsh janë shumë afër të kalojnë në finalen e Konferencës Lindore pasi kanë epërsinë prej 3:0 në seri.
Këtë herë kampionët fituan në udhëtim me rezultat 115:94, dhe atë fal lojtarit më të mirë të tyre LeBron James i cili ishte enigmë e pazgjedhur e vendasve duke shënuar 35 pikë, 8 kërcime dhe 7 asistime, ndërsa pas tij qëndroi Kevin Love me 16 pikë e 13 kërcime. Te Raptors, të cilët luajtën pa shënuesin kryesor Kyle Lowry, më i miri ishte DeMar DeRozan me 37 pikë, por edhe efikasiteti i tij më i lartë në karrierë gjatë play-offit, nuk i ndihmoi skuadrës së tij t’i shmaget humbjes.
Cavs me fitoren e radhës do të depërtojnë në finalen e Lindjes, në duelin që zhvillohet në dielën, ndërsa nëse Toronto fiton atëherë ndeshja e radhës zhvillohet të enjtën sërish në Toronto.

San Antonio ka kaluar në epërsi prej 2:1 në seri ndaj Houston Rockets në gjysmëfinalen e Perëndimit pas triumfit 103:92 në udhëtim, dhe në këtë mënyrë e rikthyen fitoren në parketin kundërshtar pas humbjes së parë në shtëpi.
Në fitoren e dytë me radhë ndaj Rockets më meritorët ishin, Kawhi Leonard dhe LaMarcus Aldridge të cilët shënuan nga 26 pikë secili, kurse i par ii shtoi edhe 10 kërcime e 7 asistime.
Te vendasit larg më efikasi ishte i përhershmi James Harden me 43 pikë të shënuara.
Ndeshja e katërt zhvillohet poashtu në Houston të dielën. /Korneri.net

Artikulli paraprakE pabesueshme: Aktorja e skeqeve të Sevdai Radogoshit (Qumilit) shpallet kampione e Evropës midis Barcelone [FOTO]…
Artikulli tjetërMessi e refuzoi ofertën e Barcelonës, frika prezente!