Lebron James nuk luajti në humbjen e mbrëmshme të LA Lakers nga Oklahoma City Thunder 107:104. Ishte tashmë e treta nga nëntë ndeshjet këtë sezon që ai humbi.

Lakers kanë bërë të ditur se problemi është në shtrirjen e murit të barkut dhe ESPN shkruan se ai e ka fituar këtë lëndim në ndeshjen kundër Houston, përcjell Korneri.net

Nuk dihet se sa kohë do të mungojë James, por klubi është i kujdesshëm dhe nuk do të detyrojë një rikthim deri në shërimin e plotë të lëndimit, ndaj është e sigurt që ai nuk do të luajë për të paktën një javë.

Për Lakers, humbja e mbrëmshme ishte e katërta në nëntë ndeshje këtë sezon dhe e dyta në tre pa LeBron. Dhe e para erdhi pikërisht kundër Thunder të dobët, për të cilin këto janë dy fitoret e vetme të sezonit.

Në gjashtë paraqitje, James shënoi mesatarisht 24.8 pikë, 5.5 kërcime, 7.0 asistime dhe 2.8 topa të vjedhur. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here