Real Madrid bind me rezultatin 0-3 në transfertën e Cadiz, në takimin e javës së 14-të të La Liga.

Miqtë dominuan takimin, ndërsa protagonist absolut i këtij takimi është padyshim Rodrygo.

Në minutën e 14’ pasi dribloi mbrojtjen e vendasve, Rodrygo zhbllokoi takimin.

Ndërsa në minutën e 64’ sërish duke kaluar kundërshtarët i vetëm, Rodrygo realizoi golin e dytë pas asistit të dhuruar nga Modric.

Sfida u vulos nga Bellingham me një super goditje në minutën e 74’, me anglezin që u asistua nga Rodrygo.

Pas këtij takimi, Cadiz renditet në vend të 16-të me 10 pikë, teksa Real Madrid merr momentalisht kreun me 35 pikë.

Artikulli paraprakRoma e mposht “mushterinë” e rregullt
Artikulli tjetërBarazim real në derbin e Italisë