Oklahoma City Thunder shënoi fitore të ngushtë pas dramës së zhvilluar në Chesapeake Energy Arena ndaj Houston Rockets me rezultat 107:105. Periudha e parë e cila nuk kishte mbrojtje pasi përqëndrimi ishte krejtësisht në sulm përfundoi 38:32 për vendasit, derisa vazhdimi ishte shumë më i kujdesshëm dhe më i fortë. Për këtë arsye te mysafirët nuk pati asnjë basketbollistë që shënoi 20 e më shumë pikë sepse ishin të shpërndarë në detyra të ndryshme andaj më efikasi ishte Ryan Anderson me 14 pikë, derisa tre të tjerë shënuan nga 13, James Harden që i shtoi edhe 13 asistime, Eric Gordon dhe Clint Capela. Te fituesit u dalluan dyshja Russell Westbrook me 30 pikë, 9 asistime e 7 kërcime, dhe  Victor Oladipo me 29 pikë e 10 kërcime. Ishte kjo fitorja e shtatë e Olkahoma ndërsa humbja e pestë e Houston.

 

Golden State fitoi në udhëtim te Toronto Raptors me rezultat 127:121, dhe si gjithmonë ndeshje e cila koncetrohet vetëm në sulm prandaj edhe këtë herë përballja me Warriros kishte më së shumti pikë të shënuara 248 pikë në total. Stephen Curry udhëhoqi skuadrën e tij me 35 pikë e 7 asitime, i ndihmuar edhe nga Kevin Durant me 30 pikë e 9 kërcime. Te vendasit fantastik ishte Demar De Rozan me 34 pikë të shënuara.

Atlanta Hawks që sivjet po mahnitë me lojëra të mira, regjistroi fitoren e nëntë sezonale pasi në shtëpi mposhti 107:100 Milwaukee Bucks. Përcaktuese ishte periudha e dytë e cila i takoi vendasve me rezultat të pabesueshëm 31:9. Paul Millsap me 21 pikë e 8 kërcime ishte lider i Hawks, kurse te mysafirët u veçua Giannis Antetokounpo me 26 pikë e 15 kërcime.

Cleveland humbi ndeshjen e dytë sivjet dhe të parët në udhëtim. kampionët u gjunjëzuan te Indiana Pacers me rezultat 103:93, te skuadra e cila e shfrytëzon maksimalisht fushën e saj pasi kjo ishte fitorja e gjashtë. Pa dyshim lojtarët kryesor në këtë triumf ishin Paul Geroge me 21 pikë e 11 kërcime dhe Jeffe Tegue me 20 pikë.

Te Cleveland mungesë e madhe ishte LeBron James që nuk luajti shkaku i një lëndimi të lehtë, dhe këtë bashkëlojtarët e tij u munduan ta mbulojnë, por pa sukses. Më efikasit te mysafirët ishin Kevin Lobe me 27 pikë e 16 kërcime dhe Kyrie Irving me 24 pikë e 7 asistime.

Artikulli paraprakPas kombëtares së Spanjës e bën edhe Vëllaznimi [VIDEO]
Artikulli tjetërReali te Atletico pas sulmuesin spanjoll