Ballkani dhe Shkëndija do të luajnë mbrëmjen e sotme ndeshjet e kthimit të turit të tretë eliminator të Conference League, me synimin e vetëm për t’u kualifikuar në fazën Play Off, pasi rezultatet e para ua favorizojnë jo pak diçka të tillë.

Kështu kampionët e Kosovës triumfuan 3-2 ndaj skuadrës nga Ishujt Faroe, Klaksvik, në ndeshjen e kaluar në Prishtinë, aty ku dominuan dhe kryesuan 3-0 deri në minutat e fundit, ku për shkak të një pakujdesie pësuan dy gola.

Megjithatë skuadra e drejtuar nga Ilir Daja është ndjeshëm favorite për t’u kualifikuar në fazën Play Off, aty ku e pret si kundërshtar Shkupi, duke garantuar kështu pjesëmarrjen e një ekipi shqiptar në grupet e Conference Leagues.

Nga ana tjetër Shkëndija dominoi në Stockholm përballë vendasve të AIK-ut, por nuk shkoi dot përtej barazimit 1-1, ndaj do të kërkojë fitoren mbrëmjen e sotme në Shkup, për të shkuar në Play Off të Conference Leagues, aty ku shorti i ka rezervuar përballjen me të eliminuarën e çiftit Fenerbahce-Slovacko.

Të dyja ndeshjet do të startojnë në orën 20:00 dhe do të mund t’i ndiqni në ekranin e SuperSport, konkretisht Shkëndija-AIK në Supersport 2 dhe Klaksvik-Ballkani në Supersport Kosova 1 dhe Supersport 3.

/Supersport.al

Artikulli paraprakBarcelona i premtoi Xavit se së shpejti do ta zgjidhë situatën me lojtarë të rinj
Artikulli tjetërDe Jong te Chelsea? Ja vjedh Man.United-it lojtarin