Një mbrëmje e mbushur plot me befasi në NBA. Në fund të sezonit gjasat janë që ato të jenë dy skuadrat që do të fitojnë titujt kampion në konferecat respektive, por për një natë Golden State Warriors dhe Boston Celtics dy skuadrat që parashikohet të diskutojnë mes tyre finalen e madhe të NBA, bënë harakiri duke u mposhtur nga dy kundërshtarë të lehtë në letër brenda në shtëpinë e tyre.

Në Oracle Arena, mungesat e Kevin Durant dhe Stephen Curry-it për arsye dëmtimi po fillojnë të ndihen, pasi Golden State pësoi humbjen e 6-sht sezonale dhe të tretën brenda mureve mike. Surprizën e madhe të mbrëmjes e dhuroi Sacramento Kings që triumfoi në Oakland me rezultatin 110-106 për meritë të një grupi të udhëhequr nga Cauley-Stein autori 19 pikëve ndërsa i ndihmoi kalifornianët edhe me 8 rebound e 6 asist, edhe pse duhet theksuar se në këtë ndeshje plot 6 basketbollistë të Sacramentos arritën një kuotë pikësh me dy shifra. Poshtë pritshmërive paraqitja e dy yjeve të vetëm që Warriors kishte mbi parket. Klay Thompson ishte pikëshënuesi më i mirë i ndeshjes por 21 pikët e realizuara nga ai ishin të pamjaftueshme ndëërkohë që Draymond Green realizoi vetëm 14 pikë.

Në TD Garden të Bostonit duhet të ishte mbrëmja e Kyrie Irving me shokë por në fund, festa ishte e gjitha për Tobias Harris dhe Andre Drummond. Detroit Pistons konfirmoi edhe njëherë tjetër se është me meritë në vendin e 2-të të Konferencës së Lindjes pasi falë edhe lojës së shkëlqyer të dy yjeve të saj zhvilloi një ndeshje fantastike brenda në Masaccusets duke fituar me shifrat 118-108 ndaj Boston-it dhe duke i shkaktuar skuadrës më të titulluar të NBA-së, humbjen e 4-t sezonale. Tobias Harris me 31 pikë dhe 8 rebound ishte një nga më të mirët në parket për skuadrën nga Michigani por për tu përmendur edhe paraqitja e Andre Drummond që koleksionoi 26 pikë, një shifër rekord rebound-esh plot 22 të tillë dhe 6 asiste.

Tashmë janë 5 fitoret radhazi. Është Houston Rockets skuadra e momentit në NBA, me teksanët që edhe njëherë tjetër iu falën mjekëroshit të tyre. James Harden ishte thjeshtë i mrekullueshëm pasi realizoi 37 pikë 10 rebound dhe 8 asiste në suksesin e thellë të Houstonit 117-103 ndaj Brooklyn Nets. Një fitore me të cilën Rockets konsoliduan vendin e parë në Perëndim. Derbi teksan ndërkohë shkoi në favor të San Antonio Spurs që në AT@T Center u imponua ndaj Dallas Mavericks me shifrat 115-108. Për të thelluar krizën e Mavericks mendoi dyshja LaMarcus Aldridge-Pau Gasol, teksa të dy sëbashku realizuan 58 pikët për Spurs-at. Nga një derbi në një tjetër. Në derbin kalifornian festoi Los Angeles Clippers që në Staples kaloi LA Lakers me rezultatin 120-115 për meritë edhe të Lou Williams autori i plotë 42 pikëve në këtë ndeshje. Ndërkohë Lebron James me 30 pikët e tij udhëhoqi Cleveland Cavaliers drejt një suksesi të rëndësishëm 113-91 në Pensilvani përballë Philadelphia 76ers.

/Supersport/al

Artikulli paraprakKomandanti nis punën sot, frikë te lojtarët!!!
Artikulli tjetërDardan Berisha pritshëm largohet nga Sigal Prishtina për të luajtur te…