Jan 8, 2021; Los Angeles, California, USA; Los Angeles Lakers forward LeBron James (23) moves to the basket against Chicago Bulls guard Zach LaVine (8) during the second half at Staples Center. Mandatory Credit: Gary A. Vasquez-USA TODAY Sports

Kampioni aktual LA Lakers i kthehet fitores pas disfatës së fundit nga San Antonio Spurs.

Lakers e kaloi me sukses “klasikën” ndaj Chicago Bulls, por me rezultat të ngushtë 117-115, ndoshta edhe për faktin që mungoi Anthony Davis, mirëpo aty ishte LeBron James shënoi 28 pikë, 7 kërcime dhe 7 asistime, për fitoren e 10-të. Nga ana tjetër më efikasi ishte Zac LaVine, që shënoi 38 pikë.

Kthimi i fuqishëm i Stephen Curry e bëri skuadrën e tij Golden State Warriors të fortë për kundërshtarët si dhe për LA Clippers. S.C shënoi 38 pikë e 11 asistime për fitoren 115-105.

Befason humbja e Milwaukee Bucks nga Utah Jazz me rezultat bindës 118-131, në ndeshjen ku nuk pati fare mbrojtje. Edhe pse greku Giannis Antetokounmpo shënoi 35 pikë, nuk i mjaftuan skuadrës së tij ti shmanget humbjes.

Ndeshje me më shumë pikë ishte edhe kjo e fituar nga Toronto Raptors në udhëtim ndaj Sacramento Kings 144-123. Për të rikthyer skuadrën kanadeze te fitorja pas tre humbjesh rresht u përkujdes VanVleet që shënoi 34 pikë. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here