Panikë, frikë dhe më shumë se 600 persona të lënduar, është bilanci në sheshin San Carlo të Torinos, ku ishin më shumë se 20.000 tifozë të Juventusit duke e shikuar ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, shkruan Korneri.net.
Pasi u dëgjua një eksplodim i madh i piroteknikës, njerëzit e mbledhur në shesh nisën të iknin nga vend ii ngjarjes për shkak të frikës terroriste dhe nisën ta shkelin njëri tjetrin.

Nga gjithë ky “kaos”, pesë persona janë në gjendje të rëndë, kurse një fëmijë është ende i zhdukur.
Panika e madhe që erdhi tek njerëzit të cilët menduar se ishte ndonjë bombë apo sulm siç ndodhi para pak ditësh në Manchester, dhe kjo çoi në këtë rrëmujë të paparë.

Më vonë u konstatua se ishte vetëm një mjet i fortë piroteknik që shpërtheu fuqishëm. /Korneri.net

Artikulli paraprakPerez: Zidane është trajner i madh, për 17 muaj të fitosh gjithë këta trofe është diçka e pabesueshme
Artikulli tjetërKëtë nuk e keni parë: Ja çfarë gjesti gjenial ka bërë portieri rezerv i Real Madridit