Futbollisti francez Kylian Mbappe është parë në Madrid, raportoji media spanjolle Desportes Cope.

Gazetari i tyre e ka fotografuar në hyrje të një restoranti të famshëm madrilen nën shoqërinë e bashkëlojtarit të sotëm të PSG-së, ish-lojtarit të Real Madridit, Achraf Hakimi dhe vëllait të tij. Kontrata e Mbappes me PSG-në skadon këtë verë dhe shumë media kanë shkruar se ai do të transferohet te Real Madrid pa dëmshpërblim, përcjell Korneri.net

Pak ditë më parë gazeta franceze Le Parisien publikoi informacionin se PSG ka arritur një kontratë të re me Mbappe dhe se ai do të qëndrojë në Parkun e Princave. Francezët pretendojnë se PSG i ka ofruar 100 milionë euro bonus dhe 50 milionë euro të tjera pagë vjetore Mbappes për të qëndruar në Paris për dy vitet e ardhshme. Këto janë shumat që Reali, klubi në të cilin francezi dëshiron të shkojë, as që mund t’i afrohet.

Por së shpejti nëna e Mbappe-s telefonoi dhe u tha mediave se ai nuk kishte rënë dakord për asnjë kontratë. “Nuk ka asnjë marrëveshje. As me PSG-në dhe as me ndonjë klub tjetër”, tha Fayza Lamari, duke shtuar se Kylian do të bënte zgjedhjen më të mirë. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here