Nëse Kylian Mbappe transferohet te Real Madrid atëherë Manchester United e ka rrugën e hapur për të negociuar për Gareth Bale.

“The Indipendent” shkruan se madrilenët kanë nevojë për para pasi të afrojnë në skuadër talentin francez. Mundësia më e mirë pastaj është që të pranojnë ofertën e “djajve të kuq” për mesfushorin uellsian.

United ka dëshiruar që të sjellë cdo verë një yll në skuadër, pas Ronaldos i cili vendosi të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”, kampionët e Europa Ligës kanë shfaqur interes që në fillim të merkatos për Neymar dhe Bale.

Mirëpo, Neymar mund të nënshkruajë për PSG-në, ndërsa mundësia më e mirë për ta mbetet Bale.

Artikulli paraprakPas shumë prurjeve, vjen edhe ky largim nga Drita
Artikulli tjetërVidal te Inter?