PSG-ja u mposht në Champions përballë Milanit duke e bërë më të vështirë kualifikimin nga “Grupi i Ferrit”. Kylian Mbappe foli për sa i përket situatës me Donnarumman dhe pritjes që tifozët e Milanit i bënë atij.

Ai e quajti këtë gjë si pak të tepruar dhe se skuadra u mundua ta mbronte portierin italian aq sa kishte mundësi.

“Kishte shumë zhurmë dhe tifozët i dhanë Gigo-s një mirëseardhje të vështirë. Mendoj se ishte pak e tepruar, por ky është futbolli në ditët e sotme. Tifozët bëjnë çfarë të duan. Ne nuk mund ta dimë se çfarë ndjejnë ata brenda vetes. Ne e mbrojtëm Gigo-n aq sa mundëm dhe na vjen keq për të për këtë mbrëmje”, u shpreh Mbappe.

Artikulli paraprakDisfata me përmbysje nga Milani, reagon Luis Enrique: M’u duk si ndeshje tenisi
Artikulli tjetërPSG në errësirë në udhëtim, shikon “fantazmat” e eliminimit që në grupe