Transferimi i Mërgim Mavrajt nga Kolni në radhët e Hamunrgut në Bundesligë mund të konsiderohet fakt i kryer. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka kaluar me sukses testet mjekësore, ndaj dhe hedhja e të zezës mbi të bardhe është thjesht një formalitet.
Kontrata e 30-vjecarit me Hamburgun do të ketë vlerë deri në verë të 2019-ës, pra për 2 vite e gjysmë, ndërsa 1.8 milionë euro do të shkojnë në arkat e Kolnit, ku kanë mbetur të befasuar nga vendimi i shqiptarit për t’u larguar.
Më saktë ka qenë këmbëngulja e Hamburgut me një ofertë joshëse si për Kolnin ashtu edhe për Mavrajn, që ndikoi në këtë transferimit të papritur.