Mund të konsiderohet si transferimi më i ri i Juventusit. Blaise Matuidi do të jetë mesfushor i kampionit aktual të Italisë.
Tash e sa kohë zyrtarët e klubit italian janë duke diskutuar me menaxherin e lojtarit, Mino Raiola, dhe ky i fundit arriti ta bind edhe PSG që klienti i tij të shitet në drejtim te Juventusit, dhe sipas inforkacioneve të fundit, palët deri në premtën do t’i kryejnë të gjitha dokumentacionet për tu finalizuar më pas ky transferim i rëndësishëm për Juvenrtusin, përcjell Korneri.net.
Matuidi do të nënshkruaj kontratë me biankonerët deri në vitin 2020, ndërsa paga e tij do të jetë 3,5/ 4 milionë euro. Në drejtim të Paris SG do të shkojnë saktësisht 25 milionmë euro.
Por, thuhet se Juventus do të realizojë edhe një përforcim tjetër deri në fund të afatit veror, dhe me shumë gjasë ndonjë mbrojtës cilësor. /Korneri.net