Duket se ka përfunduar gjithçka, dhe mesfushori fantastik francez, Blaise Matuidi do të jetë anëtar i Juventusit shumë shpejt. Sipas mediave italiane dhe asaj kryesore franceze L’Equipe, zyrtarët e të dyja klubeve do të kenë takim sonte në mbrëmje në Monte Carlo për ta finalizuar marrëvshjen e cila do të kap shumën prej 34 milionë euro. Mbetet vetëm përgjigja e lojtarit, por mos të harrojmë se manaxheri i tij është i papërsëritshmi Mino Raiola i cili ka marr përsipër këtë punë dhe sipas tij ajo do të kryhet pozitivisht për italianët.

 

 

 

Artikulli paraprakMan. United klubi im i fundit në Evropë
Artikulli tjetërZyrtare: Praet te Sampdoria