Një ditë ditë u duk i veshur bardhezi dhe gjithçka po shkonte për mrekulli, derisa të nesërmen u “blindua” nga PSG-ja me premtimin e rinovimit të kontratës.
Kështu, martesa e mesfushorit Blaise Matuidi me Juventusin nuk u celebrua. Zhgënjim i madh për nënkampionin e Evropës, i cili së fundmi pranoi hapur se ka pasur dëshirë të luante në Torino. “Kam pasur një ofertë konkrete. Në një çast vërtet mendova të largohesha. Doja të ndryshoja ajër, por klubi vendosi ndryshe dhe m’u desh ta pranoja”, – tha i hidhëruar francezi për “Telefoot“-in.