Löthar Matthaüs, i përfshirë nga “France Football” në formacionin më të mirë të historisë “Dream team Ballon d’Or”, e ka të qartë se Erling Haaland tani është gati të largohet nga Borussia e Dortmundit.

“Pozitiviteti që ai rrezaton reflektohet në ekip dhe kjo është arsyeja pse unë mendoj se kur të vijë koha, Haaland nuk do të luajë më për Borussia Dortmundin dhe do të bëjë hapin tjetër. Ai është gati dhe ne jemi krenarë që e kemi në Bundesligë”.

Ai shtoi se “Dortmundi duhet të jetë mirënjohës që ka qenë në gjendje të marrë një futbollist të tillë, sepse ai është një sulmues që i përshtatet ekipit në mënyrë të përsosur”.

Sipas gjermanit, “në moshën 20-vjeçare ai është një makinë, një sulmues që fluturon. Sjell pozitivitet në ekip ndërsa kontribuon në gola. Është i pazëvendësueshëm.”

Erling Haaland konsiderohet te Dortmundi si Robert Lewandowski te Bayerni. Ai nuk është përgjegjës vetëm për shënimin e golave, por edhe për tërheqjen e ekipit. Është një lider 20-vjeçar”.

Më në fund, ai komentoi se “e gjithë kjo do të thotë shumë për të. Ai punon edhe në mbrojtje, diçka që më pëlqen shumë. Nuk është vetëm një sulmues fiks. Mënyra e tij e të menduarit, për një djalë 20-vjeçar … që jo vetëm që mendon për veten e tij, por për të gjithë ekipin.”

/Supersport.al

Artikulli paraprakJuventusi i gjunjëzohet Komitetit Olimpik, ja data kur mund të luhet ndeshja me Napolin
Artikulli tjetërEdhe një transferim nga Napoli te Juventus