Lojtari i kombëtares uruguajane Matias Vina do të transferohet te Roma këtë javë në një transferim nga Palmeiras.

“Për mua, është një ëndërr e vërtetë. Roma është një klub i shkëlqyeshëm dhe është një nder që drejtohet nga Jose Mourinho, ”tha ai, pasi klubet veç kanë arritur marrëveshjen, përcjell Korneri.net

Transferimi do të përfundojë për 11 milionë euro dhe mund të rritet me 2.5 milionë shtesë me bonuse. Vina do të jetë titullar i badiskutueshëm te Roma, derisa të rikthehet i lënduari Leonardo Spinazzola, i cili nuk do të muna të luajë deri në fillim të vitit 2022, por edhe pas kësaj Vina pritet të ketë vend në përbërjen e Mourinhos, pasi bëhet fjalë për një lojtar të shkëlqyeshëm. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here